Tiranë- Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme.
Vizita do të bëhet në kuadër të Forumit Kundër Anti-Semitizmit që do të mbajë punimet në Tiranë më 28 Tetor, ku do të jetë folësi kryesor në Forumin Ballkanik 2020. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka konfirmuar pjesmarrjen e sekretarit në Tiranë.
Qëllimi i kësaj konference do të jetë krijimi i një fronti të bashkuar midis Ballkanit për të punuar së bashku në mënyrë që të zhduket plaga e Anti-Semitizmit për të krijuar një shoqëri më e mirë, më tolerante për brezat e ardhshëm.
Gjatë seancës së të enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi edhe një rezolutë kundër Anti-Semitizimit.