Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social në Britaninë e Madhe, Matt Hancock thotë se tashmë virusi është nën kontroll të paktën në ishull.
Hancock në një deklaratë për shtyp e cilëson Lock-Down-in e dytë që kaluan britanikët si një sukses teksa shton se tashmë virusi është sërish nën kontroll.
Po ashtu ai ka zbuluar planin e radhës të Britanisë së Madhe për të zhvilluar testim masiv, edhe të personave asimptomatikë në ‘zonat e nxehta’ apo të nivelit të tretë siç i quan qeveria britanike.
”Qeveria tani po zgjeron programin e saj të testimit të komunitetit, duke përfshirë testimin e njerëzve pa simptoma.”- tha Hancock.
Për Hancock testimi masiv ka rezultuar në uljen e rasteve me COVID-19 në Liverpool, teksa do të zgjerohet dhe në 3 zona të tjera për t’i ndihmuar ato të dalin nga kufizimet.