MBRETËRIA E BASHKUAR- Qeveria duhet të përshpejtojë vizat për refugjatët ukrainas, ka thënë sekretarja e arsimit Bridget Phillipson.
Sipas Sky News, sekretarja e arsimit tha se Mbretëria e Bashkuar ka menduar se nevojitet një mbështetje më e gjerë për ata që nuk kanë ende familje.
“Ka qenë një proces shumë burokratik që qeveria ka vendosur. Ne mendojmë se do të ishte më mirë të kishim një vizë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë, urgjente. Kam parë raste kur edhe kur njerëzit kërkojnë të bashkohen me familjet që janë tashmë këtu në MB, kjo ka qenë e ndërlikuar. Ka marrë një kohë shumë të gjatë. Dhe mendoj se nevojitet një mbështetje më e gjerë rreth atyre që nuk kanë ende familje. Unë mendoj se ne ende duhet të ndërmarrim veprime për ta përshpejtuar atë proces,”– tha Phillipson.
Rusia nisi sulmet që me datë 24 Shkur në Ukrainë. Shumë ukrainas kanë vdekur dhe shumë të tjerë kanë arritur të largohen nga Ukraina. Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe shumë vende Europiane kanë mirëpritur refugjatët ukrainas ndërsa nga ana tjetër ata kanë ndëshkuar pushtimin rus duke vendosur sanksione.