Sekretarja e shtetit në Britaninë e Madhe, Priti Patel po kalon një ‘bullizëm’ online për shkak të shpenzimeve që ka kryer periudhën e fundit.
Një raport i publikuar nga ‘Byline Times’ bën të ditur se sekretarja Priti Patel ka shpenzuar rreth 77,000 paund për të bërë vetullat e saj. Kjo ka bërë që njerëzit në rrjetet sociale ta përqeshin, duke i krahasuar vetullat që ajo ka me çmimin që ka harxhuar.
Kostot e tjera, të tilla si 30,000 paund si dhe më shumë se 5,000 për Primark, u përmendën gjithashtu në raport. Ky raport u bë mediatik pasi shpenzimet e Patel janë kryer me kartën e punës. Mirëpo ajo që ne të Dosja.al na tërhoqi vëmendjen ishte se sekretarja ka shpenzuar 2,022.64 paund në ‘Neptun’, në qendrën tregtare QTU në Tiranë.
Mister do mbetet se çfarë ka blerë Patel në Neptun në Tiranë!
Ministria e Brendshme ka mbrojtur blerjet që Patel ka kryer duke thënë se nuk ishte prapa asnjë prej blerjeve. Në një deklaratë në Twitter, departamenti tha: “Është e gabuar të pretendosh se shpenzimet e Ministrisë së Brendshme që janë qarkulluar sot janë të Sekretares seBrendshëm. Ata janë të departamentit të gjerë dhe për pajisje vitale si PPE. Është e gabuar të mendosh se janë shpenzuar para për produkte bukurie.’
Priti Patel njihet për sjelljet e saj të rrepta kundrejt emigrantëve. Ajo ka thënë se emigrantët duhet të mësojnë anglisht dhe të jenë të kualifikuar para se të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar