• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sekreti për t’u ndjerë më mirë çdo ditë, është te këto 10 gjëra të thjeshta!

24/04/2022
in Këshilla
0
Sekreti për t’u ndjerë më mirë çdo ditë, është te këto 10 gjëra të thjeshta!

Me një punë 9-5 apo angazhime të tjera, mund të duket e vështirë të gjeni kohë për veten. Për këtë arsye, zakonet e shëndetshme si bazë e një rutine të mirë duhet të jenë thelbësore. Ka shumë gjëra të thjeshta që mund t’i bëni vetes çdo ditë për t’u ndjerë mirë, për t’u dukur mirë dhe për të pasur energjinë që ju nevojitet për të përmbushur detyrat tuaja të përditshme.

Përfshini këto 10 zakone të lehta në jetën tuaj të përditshme për të jetuar mirë dhe për t’u ndjerë më mirë. Shumë zakone kërkojnë kohë për t’u krijuar, por këto janë aq të thjeshta sa me siguri do filloni t’i ndjeni si automatike dhe të natyrshme.

#1 – Qëndroni të hidratuar

Ka miliona arsye pse të qëndroni të hidratuar është një nga gjërat më të lehta që mund të bëni për t’u ndjerë më mirë çdo ditë, pasi hidratimi i lejon trupit të bëjë gjithçka që i nevojitet.

Nga lëkura me shkëlqim te të pasurit energji dhe përqendrim të mjaftueshëm për të kryer detyrat e përditshme, konsumi i ujit është një mënyrë fare e thjeshtë për t’u ndier më mirë me veten!

#2 – Flini gjumë në kohë!

Kur e kaloni orarin e gjumit, flini më vonë se zakonisht dhe përdorni telefonin, televizorin etj – ju vetëm sa po përkeqësoni zakonet e këqija të gjumit. Përpiquni të bëni një gjumë të qëndrueshëm dhe të krijoni një rutinë, që mund ta prishin shumë pak gjëra.

#3 – Bëni 10.000 hapa në ditë

Ka shumë pengesa që i pengojnë njerëzit të shkojnë në palestër çdo ditë, dhe nëse kjo ndodh, mos u tregoni të ashpër me veten. Nuk ka asgjë të keqe të anashkaloni palestrën një, dy madje edhe tre herë. Nëse nuk gjeni kohë për të ushtruar, thjesht sigurohuni që të paktën të bëni 10,000 hapa në ditë. Është më e lehtë nga sa mendoni, ecja 30 minuta – 1 orë mund të bëjë të paktën gjysmën e atyre hapave.

#4 – Mbani një listë me detyrat që keni për të bërë

Një listë me gjëra për t’u bërë ju bën të ndiheni të përmbushur në jetën tuaj të përditshme. Kur shkruani detyrat tuaja, duhet të jetë e kënaqshme t’i shënoni ato një nga një. Sfidoni veten të kryeni 5-6 detyra në ditë gjithsej, të cilat përfshijnë edhe detyrat personale, dhe ato profesionale.

#5 – Pastroni/sistemoni diçka

Të gjithë kanë zakone të ndryshme të rregullimit, por një mënyrë e thjeshtë për ta mbajtur shtëpinë tuaj të pastër është të bëni një gjë në ditë. Gjeni zakone të vogla që mund t’i bëni, të cilat mund t’i marrin pak minuta ditës suaj dhe shtëpia të mbetet gjithsesi e pastër.

#6 – Zgjohuni para orës 8 të mëngjësit, ose të paktën ~herët~

Zgjimi para orës 8 të mëngjesit është ose i lehtë ose i ndërlikuar, në varësi të stilit të jetesës dhe orarit të punës. Këto kohë, oraret e punës po shtyhen gjithnjë e më shpesh nga ora 9 në 10, duke u kthyer punonjësve mëngjeset e tyre.

Nëse zgjoheni para orës 8 (edhe nëse është 7:45), po krijoni më shumë kohë në ditë për veten tuaj. Mbajeni mend këtë mëngjesin e radhës, para se të bëni “snooze” alarmin.

#7 – Praktikoni mirënjohjen

Tashmë është vërtetuar shkencërisht dhe psikologjikisht se praktikat e mirënjohjes na bëjnë më të lumtur dhe pranues, por edhe na motivojnë për më shumë.

#8 – Bëni të paktën një gjë për veten tuaj

Kaloni pak kohë duke lexuar, duke bërë një hobi që ju pëlqen, ose thjesht duke u ulur në diell e duke shijuar momentin. Thjesht sigurohuni që të bëni diçka sado të vogël për veten, çdo ditë.

#9 – Flisni me dikë që e donit

Telefononi gjyshen, prindërit apo motrën/vëllain që jeton larg. Sigurohuni që të paktën një herë në ditë të keni një komunikim me njerëzit më të rëndësishëm të jetës suaj, kushdo qofshin ata.

#10 – Hani diçka të shëndetshme

Pavarësisht nga dieta apo preferencat tuaja ushqimore, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme në fakt ju bën të ndiheni më mirë. Thënë këto, përpiquni ta pasqyroni dietën tuaj me ushqime sa më të shëndetshme.

Burimi: The Talko

Tags: keshilla per shendetinsi te jetosh mire
Previous Post

Bota e Netflix është kthyer përmbys, mbreti i transmetimit pëson humbje drastike

Next Post

Si të qëndroni të hidratuar këtë muaj, nëse po agjëroni!

Related Posts

Pushimet e vjeshtës, cilat janë destinacionet më të lira në Evropë

Pushimet e vjeshtës, cilat janë destinacionet më të lira në Evropë

22/10/2022
Përse dhëmbin kockat në kohë me shi dhe çfarë të bëni për ta lehtësuar dhimbjen?

Përse dhëmbin kockat në kohë me shi dhe çfarë të bëni për ta lehtësuar dhimbjen?

08/10/2022
Tre ushqime që ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

Tre ushqime që ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

09/07/2022
Si të parandaloni dhe trajtoni drobitjen nga temperaturat e larta?

Si të parandaloni dhe trajtoni drobitjen nga temperaturat e larta?

02/07/2022
Lodhja emocionale: Pasoja e të qenurit të fortë për shumë kohë…

Lodhja emocionale: Pasoja e të qenurit të fortë për shumë kohë…

05/06/2022
Tre arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

Tre arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

22/05/2022
Next Post
Si të qëndroni të hidratuar këtë muaj, nëse po agjëroni!

Si të qëndroni të hidratuar këtë muaj, nëse po agjëroni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.