Shkodër- Në liqenin e Shkodrës në pjesën e Malit të Zi policia malazeze ka sekuestruar 222 kg lëndë narkotike marijuane.
Mësohet se lënda narkotike ka hyrë në territorin malazez nga Shqipëria, më qëllim transportimin në një vend tjetër. Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet N.J dhe M.R nga Mali i Zi.
“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur aty pranë. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinë e Podgoricës”, njofton policia malazeze.