Policia Kufitare e Muriqanit ka sekuestruar 50.000 Euro të padeklaruara dhe ka proceduar penalisht poseduesin e tyre. Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale
Shtetasi B. M. u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.