Policia e Laosit ka sekuestruar një sasi rekord droge. Mediat e huaja bëjnë me dije se janë sekuestruar 1.5 ton metameftaminë Kristal, lera e së cilës përllogaritet më shumë se 55 mln euro.
Jeremy Douglas, përfaqësues rajonal i Azisë Juglindore për Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), tha se zbulimi ishte “deri më tani konfiskimi më i madh në historinë e Azisë Lindore dhe Juglindore”.
Trekëndëshi i Artë, vendi ku u gjet sasia e drogës është një zonë në verilindje të Mianmarit që takohet me pjesë të Tajlandës dhe Laosit.
Ajo ka shërbyer si një qendër prodhimi masive për stimuluesit e llojit amfetamine, veçanërisht metamfetaminën, të përdorur nga sindikatat aziatike të krimit me rrjetet e shpërndarjes që arrijnë deri në Japoni dhe Zelandën e Re.