BRITANI– Mbretëresha Elizabeth II mori pjesë në një ngjarje të madhe publike, duke përdorur një bastun. Mbretëresha mori pjesë në 100 vjetorin e Legjionit Mbretëror Britanik në Westminster Abbey në Londër. Ajo u shfaq për herë të parë në publik me një bastun, duke lënë të mendohet se mos është sëmurë. Shkopi iu dha asaj nga një anëtar i stafit mbretëror, ndërsa doli nga limuzina.