• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Serbia vaksinon serbët e veriut të Kosovës? Reagon Prishtina: Nuk kanë hyrë në rrugë zyrtare

26/12/2020
in Aktualitet, Kosova
0
Serbia vaksinon serbët e veriut të Kosovës? Reagon Prishtina: Nuk kanë hyrë në rrugë zyrtare

Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç vaksinat e para të Pfzer/BioNTech kanë filluar të merren në veri të Kosovës. Por qeveria e Kosovës thotë se këto vaksina nuk kanë hyrë në Kosovë në rrugë zyrtare.

Qeveria e Kosovës mohoi që të kenë hyrë në rrugë legale vaksinat kundër Coronës nga Serbia në veri të Kosovës, ndonëse nuk e mohoi faktin që në veri tashmë ka filluar vaksnimi i disa personave të moshuar. Disa media në Prishtinë instervistuan disa serbë të moshuar që tashmë e kishin marrë vaksinën. Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç, tha mbrëmë se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër coronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfzer/BioNTech.

Kjo vaksinë para disa ditësh arriti në Serbi dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq e mori atë para kamerave. “Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, deklaroi Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, Serbia do të pranojë këto vaksina në baza javore dhe se pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpi kujdesi, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.

Do të ndërmerren masa ligjore 

Qeveria e Kosovës reagoi pas deklaratave të presidentit serb. Sipas informacioneve të saj zyrtare, ajo nuk është në dijeni që në veri të Kosovës ka filluar vaksionimi kundër Covid-19. “Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barna. Përndryshe institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje, as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë në reagim kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit çdo produkt që hyn në Kosovë duhet t’u nështrohet rregullave. “Çdo produkt mjekësor që hyn në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet rregullave të importit, qoftë ai donacion apo import i rregullt, duke pasur autorizim- marketing për produktin, të lëshuar nga AKPPM (Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale). Nëse një produkt nuk e respekton këtë procedurë të rregullt, ai konsiderohet produkt ilegal. Ndërsa organet kompetente ndërmarrin veprimet e duhura ligjore”, thotë Hoti.

Njëra nga partitë më të mëdha opozitare Partia Demokratike e Kosovës tha se “Serbia, përmes pandemisë, po e cënon sovranitetin e Kosovës”. “Kjo mënyrë e depërtimit të Serbisë në Kosovë, njëherë me teste, pastaj me personel shëndetësor, e sot edhe me vaksina, shpërfaq strategjinë e Serbisë, që përmes pandemisë, ta shkelë dhe dobësojë sovranitetin e Kosovës dhe ta avancojë agjendën e saj kundër shtetit”, tha në një deklaratë sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë: Angazhim për sigurimin e shpejtë të vaksinës

Aktualisht autoritetet e Kosovës janë duke hartuar strategjinë dhe janë duke u përgatitur që sapo Kosova ta sigurojë vaksinën kundër Covid-19 të mund të fillojë vaksinimi, ndonëse, akoma nuk kanë publikuar një plan të qartë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se tashmë e kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër coronavirusit të ri. Ndërkohë, ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se institucionet janë të angazhuara që sa më shpejt ta sigurojnë vaksinën, por nuk ka konfirmuar nëse Kosova po zhvillon negociata me kompanitë Pfizer dhe BioNTech për sigurimin e vaksinës së tyre.

Ajo që dihet është, se Kosova pret që të marrë vaksina për 20 për qind të popullatës nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, ndërkaq pjesën tjetër do ta blejë vetë. Programi COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra dhe sipas agjencisë Reuters, deri më tani ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total të rreth 400 milionë vaksinave, me mundësi të porositjes së qindra miliona dozave shtesë. Programi COVAX nuk ka marrëveshje për vaksinën e kompanisë Moderna, apo atë të Pfizer/BioNTech./VOA/

Tags: hotiSerbivaksina kunder covidveriu i kosoves
Previous Post

Shkon mbi 80 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën, ja sa është numri i viktimave

Next Post

E dini se këto ushqime ju ndihmojnë të digjni kalori?

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Next Post
E dini se këto ushqime ju ndihmojnë të digjni kalori?

E dini se këto ushqime ju ndihmojnë të digjni kalori?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.