Moska të mërkurën njoftoi fillimin e prodhimit të vaksinës së saj koronavirus Sputnik V në Serbi, vendi i parë evropian jashtë Rusisë dhe Bjellorusisë që fillon prodhimin.
“Shkalla e vaksinimit mund të rritet ndjeshëm falë nisjes së prodhimit vendas”,-tha shefi ekzekutiv i RDIF Kirill Dmitriev në një deklaratë për BBC.
Në një fazë të mëvonshme fondi tha se vaksina mund të eksportohet në vendet e tjera në rajon.
Rusia regjistroi Sputnik V gushtin e kaluar përpara provave klinike në shkallë të gjerë, duke nxitur shqetësim midis ekspertëve për procesin e shpejtë.
Por rishikimet e mëvonshme kanë qenë kryesisht pozitive, me rezultatet e botimit të revistës mjekësore Lancet që tregojnë se është e sigurt dhe më shumë se 90 për qind efektive.
Vaksina tani është regjistruar për përdorim në dhjetëra vende.