Një kontroll antidrogë po zhvillohet në Portin e Durrësit. Raportohet se është gjetur drogë në një kontejner me banane.
Autoritetet po bëjnë peshimin e drogës së kapur për të konkluduar në sasinë që është sekuestruar nga kontejneri.
Ndërkohë Policia Kufitare po vijon kontrollet e mëtejshme në Port. Operacioni nuk ka përfunduar ende pasi po kontrollohen gjithë kontejnerët e ardhur nga vende me risk të lartë trafiku droge.