Kina ka nisur një program të certifikatës shëndetësore për udhëtarët vendas, duke udhëhequr botën për të ashtuquajturat pasaporta të vaksinimit.
Certifikata dixhitale, e cila tregon statusin e vaksinimit të një përdoruesi dhe rezultatet e testit të virusit, është në dispozicion për qytetarët kinezë përmes një programi në platformën kineze të mediave sociale ËeChat që u lançua ditën e djeshme.
Sidoqoftë, certifikata shëndetësore ndërkombëtare është në dispozicion vetëm për përdorim nga qytetarët kinezë dhe nuk është akoma e detyrueshme. SHBA dhe Britania janë midis vendeve që shqyrtojnë zbatimin e lejeve të ngjashme. Bashkimi Evropian është gjithashtu duke punuar në një vaksinë “jeshile” që do të lejojë qytetarët të udhëtojnë midis vendeve anëtare dhe jashtë vendit.
Programi i Kinës përfshin një kod ‘QR’ që lejon secilin vend të marrë informacionin shëndetësor të udhëtarëve, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e mediave Xinhua.