Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia kanë njoftuar një pakt të veçantë sigurie për të ndarë teknologjitë e përparuara të mbrojtjes, në një përpjekje për të kundërshtuar Kinën. Kjo u njoftua të mërkurën nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij australian Scott Morrison. Ata lëshuan një deklaratë të përbashkët mbi fillimin e partneritetit të ri të sigurisë, të etiketuar Aukus.
“Si nisma e parë nën Aukus, ne angazhohemi për një ambicie të përbashkët për të mbështetur Australinë në blerjen e nëndetëseve me energji bërthamore për Marinën Mbretërore Australiane. Kjo aftësi do të promovojë stabilitetin në Indo-Paqësor dhe do të vendoset në mbështetje të vlerave dhe interesave tona të përbashkëta”, thuhej në deklaratë. Pakti do të mbulojë gjithashtu inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike, internetin dhe aftësitë shtesë nënujore.
Të tre vendet janë të shqetësuara për fuqinë në rritje të Kinës dhe praninë ushtarake në Indo-Paqësor.