Në mbyllje të procesit të votimit dhe nisjes së numërimit protestuesit zbritën në rrugë në Washington, ku u panë skena të tensionuara.
Qindra protestues marshuan nëpër rrugët e Kapitolit, duke bllokuar trafikun dhe ndezën fishekzjarre. Disa brohorisnin: “Nëse nuk marrim drejtësi, ata nuk marrin paqe!”
Demonstratat herë pas herë u shoqëruan edhe me përleshje dhe konfrontime jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan, raportojnë mediat amerikane.
Protesta të shpërndarja u raportuan edhe në Los Angeles, California; Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York City.