Të paktën 38 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e motit të keq që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Zona më e prekur nga ngrirja Arktike është Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut, ku kanë vdekur 34 persona. Katër viktima të tjera janë regjistruar nga përmbysja e një autobusi në Kanada.
Meteorologët thonë se kjo stuhi ka qenë e paparashikueshme, ndërsa theksojnë se pritet të lehtësohet në ditët në vijim. Trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër ndërsa qytetarëve iu këshillohet që t’i shmangin udhëtimet. bRreth 200 mijë qytetarë mbetën pa energji elektrike ditën e dielë, por tashmë është rikthyer pothuajse në të gjitha zonat.