UKRAINË- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjithashtu ka folur pasi është kthyer nga udhëtimi i delegacionit amerikan në Kiev dje.
Sipas BBC, Austin ka thënë se natyra e luftës në Ukrainë ka evoluar kështu që sipas tij ata kanë nevojë për armë me rreze të gjatë dhe tanke.
“Hapi i parë për të fituar është të besosh se mund të fitosh… Ne besojmë se ne mund të fitojmë, ata mund të fitojnë nëse kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur,”– tha ai.
Ai tha gjithashtu se është e vështirë për SHBA-në të gjurmojë se çfarë ndodh me armët e transferuara në Ukrainë, pasi nuk ka forca amerikane në terren. Por gjatë takimit i ka kërkuar forcave ushtarake ukrainse që të gjurmohen armët sa më mirë që të jetë e mundur.