Një godinë 12-katëshe është shembur në veri të Miami, Florida si pasojë e të cilës 1 person ka humbur jetën e ndërsa 99 të tjeë janë shpallur të humbur!
Ekipet e shpëtimit kanë gërmuar gjatë gjithë natës, me orën lokale, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen gjallë të 35 personave, përfshirë një fëmijë. Pjesa dërrmuese e tyre janë dërguar në spitalin më të afërt.
Teksa familjarët e njerëzve të humbur presin dëshpërimisht për ndonjë shenjë jete, autoritetet po përpiqen të zbulojnë çfarë shkaktoi shembjen e ndërtesës 40-vjeçare.
Të paktën 102 njerëz të tjerë janë evakuar, por është ende e paqartë sa njerëz kanë qenë brenda në momentin e shembjes.
Momentin e shembjes, banorët e kanë përshkruar si një “tërmet të fuqishëm.” Ekipet e shpëtimit bashkë me qentë po tentojnë të dëgjojnë zhurma apo shenja të tjera që mund t’i çojnë drejt njerëzve të humbur në pallat. Çfarë e komplikon edhe më procesin e kërkimit është shiu konstant dhe stuhitë.