SHKODËR– Shënjestra e tritolit të vendosur një natë më parë në lokalin në Shkodër, mund të ketë qenë djali i pronares së lokalit, Hana Fojleta, Aleksandri. Mësohet se Aleksandër Fojleta, djali i pronares së lokalit është një person me precedent penalë.
Para tre muajsh ai ka plagosur dy persona me thikë duke i lënë ato me dëme të mëdha. I riu u arrestua, por brenda pak ditësh u la i lirë. Shpërthimi i tritolit një natë më parë, mendohet të ketë pasur pikërisht hakmarrjen si sfond dhe nuk ka pasur aspak lidhje me vetë 46-vjeçaren.