Varianti ‘Omicron’ i koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e parë në Izrael. Mësohet se viktima është një 60-vjeçar ndërsa raportohet se kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas mediave izraelite, viktima i kishte bërë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.
Varianti ‘Omicron’ i koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e parë në Izrael. Mësohet se viktima është një 60-vjeçar ndërsa raportohet se kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese. Pacienti humbi jetën një ditë më parë në qendrën spitalore Soroka në Beersheba. Sipas mediave izraelite, viktima i kishte bërë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.
Ministria izraelite e Shëndetësisë ka deklaruar se në Izrael ka 340 raste të personave të infektuar me variantin Omicron të Covid. Teksa varianti Omicron i COVID ka frikësuar botën, duke bërë që shumë vende të rikthejnë izolimin, OBSH i ka bërë thirrje qeverive që të kontrollojnë përhapjen e virusit duke shmangur bllokimin total.
Dr Margaret Harris, mjeke e shëndetit publik në OBSH, tha se ndikimet në shëndetin mendor të bllokimeve janë “shumë serioze dhe ne kemi parë një rritje të madhe të numrit të personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor gjatë kësaj periudhe”.