GJIROKASTËR– Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Shqipëri. Mësohet se një 64-vjeçar në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër është djegur dhe për pasojë ka humbur jetën në banesën e tij.
Ndërsa bashkëshortja e 64-vjeçarit ka pësuar dëme të mëdha në trup e fytyrë për shkak të flakëve që u ka përfshirë banesën. Ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.
Situata është mjaft e rënduar në qarkun e Gjirokastrës për shkak të zjarreve. Vetëm pak më herët, vetë ministri Niko Peleshi, ka kërkuar që banorët e njësisë administrative Lunxhëri-Antigone të evakuohen, pasi flakët kanë shkuar shumë pranë banesave.
Edhe në fshatin Arshi Lengo po përgatitet operacion evakuimi, pasi flakët rrezikojnë banesat.