Tiranë- Një 21- vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka humbur jetën mëngjesin e sotëm nga COVID-19, duke shënuar kështu edhe viktimën në moshën më të re nga koronavirusi.
Burime bëjnë me dije se i riu vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese dhe nuk mund t’i shpëtonte virusit, prej disa ditësh ai ishte kuruar në shtëpi, por mbrëmjen e kaluar ishte dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi gjendja ishte përkeqësuar, ku nuk mundi të shpëtonte dot.
Në të gjithë vendin tonë kanë vdekur 465 persona dhe janë infektuar 18, 250 pacientë që prej fillimit të pandemisë COVID-19.