Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, pas një sherri mes disa të rinjve.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale R.A, i cili është dërguar në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.
Burimet bëjnë të ditur si i riu ka katër goditje me thikë.
Grupi hetimor ka nisur hetimin për të zbardhur shkakun dhe autorin e kësaj ngjarjeje. Sipas bluzave të bardha, gjendja e të riut është jashtë rrezikut për jetën.