Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Mësohet se disa persona, të cilët i përfshinë në një konflikt në një nga rrugët kryesore të qytetit kanë kundërshtuar dhe dhunuar edhe efektivët e policisë, duke i qëlluar me sende të forta. Mësohet se incidenti ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit.
Pasi morën njoftimin për një konflikt, efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, por në atë moment u qëlluan me sende të forta. Pas mbërritjes së përforcimeve janë vënë në pranga disa qytetarë të cilët po shoqërohen drejt komisariatit.
Si pasojë e sulmit, është dëmtuar automjeti i patrullës. Në vendngjarje është sekuestruar edhe një mjet prerës.