Një punonjës policie është arrestuar ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt në të cilin janë përdorur edhe armët.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se efektivi dhe vëllai i tij “janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se efektivi ka qëlluar me armë zjarri në tokë”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë”, njofton Policia.