Një sherr me karrgie dhe sende të forta ka ndodhur këtë të hënë në mes të Tiranës, në afërsi të gjimnazit “Andon Zako Çajupi”. Raportohet se fizkihst janë përplasur disa banorë të kësaj zone për arsye ende të paqarta. Paraprakisht raportohet se janë lënduar 4 persona me sende të forta. Dyshohet se njëri prej të përfshirëve në sherrr ka qëlluar me armë zjarri në ajër por deri tani s’kemi të konfirmuar për ndonjë te plagosur nga të shtënat.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar përshkallzimin e konfliktit. Është sekuestruar një armë zjarri pistoletë ndërsa dy persona janë shoqëruar në komisariat.
Sherri i ndodhur pranë shkollës ka krijuar panik edhe te nxënësit të cilët kanë qënë në mësim. E gjithë ngjarja është zhvilluar në praninë e policisë, që duket se e ka pasur të pamundur që të shuajë menjëherë konfliktin.