Nga 22 kompani të kontaktuara për paisjet që do të bëjnë identifikimin biometrik të zgjedhësve, vetëm 6 prej tyre i janë përgjigjur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Dukshëm bie në sy se ofrimi i këtij shërbimi kushton, pasi një prej kompanive ka kërkuar plot 28 milion dollarë që përfshijnë ofrimin e shërbimit, instalimin e pajisjeve që do blihen nga KQZ, si dhe trajnimin e komisionerëve.
Referuar të dhënave të KQZ-së, kompanitë në tërësi kanë ofruar shifra të larta, ndërsa oferta më e ulët është ajo e kompanisë së vetme shqiptare që ka shfaqur interes , TCN kërkon 14 milionë euro për dhënien e pajisjeve me qera ose 17 milionë euro nëse KQZ do t’i blejë pajisjet, ndërsa kompania ndërkomëbtare THALES GROUP, për të njëtat shërbime llogarit si kosto projekti 15.500.000€
Kompanit e tjera, për shitjen e pajisjeve, trajnimin dhe shërbimin, CGTS, liston si kosto 28 milion e 250 mijë dollar, CIELA, kërkon 24 milion e 540 mijë 275 euro, DERMAOLOG IDENTIFICATION SYSTEM GmbH, 12 milion 770 mijë 404 euro , dhe SMART MATIC ËORLD ËIDE HEAD QUARTERS, 20 milion 723 mijë dollar.
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, po pret përgjigje edhe nga kompani të tjera ndërsa në përfundim të afateve të njoftuara , me administrimin e informacionit dhe të dhënave të dërguara nga kompanitë, do të hartojë dokumentacionin e tenderit mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit.
Identifikimi biometric ne cdo qendër votimi është kërkesë kryesore e opozitës jahstë parlamentare për zgjehdjet e 25 prillit, ndërsa për ecurinë e këtij procesi u ngarkua me punë direkte zëvendës kryekomisoneri.