• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

SHIFRAT NGA FMN: TË ARDHURAT E ÇDO SHQIPTARI DO TË ULEN ME 425 USD NË 2020

19/10/2020
in Ekonomi
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas tabelave të përditësuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në terma nominalë, të ardhurat për frymë të çdo individi, me çmimet aktuale (në dollarë për frymë) pritet që në vitin 2020 të zbresin në  4,898 dollarë, nga 5,323 dollarë një vit më parë.

Në total, sipas shifrave të FMN-së, vendi pritet të humbasë 1.24 miliardë dollarë këtë vit, shumë që është sa 8% e të ardhurave vjetore në 2019-n. Kjo tendencë, e rënies së të ardhurave për frymë po konstatohet në të gjithë botën, për shkak të pasojave që dha në ekonomitë globale karantina me synim parandalimin e infeksionit të Covid-19 dhe pasigurive që ende po vazhdojnë, duke ngritur shumë pasiguri për të ardhmen, sipas Monitor.al.

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin.  Për maqedonasit humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të pakti në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë.

Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet më të varfëra të Europës, (pas përfshirë shtetet e Ish Bashkimit Sovjetik). Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë dhe Kosova e 108-a (4,428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimeve të FMN-së. Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë (8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse. Mëpas renditet Serbia, e 80-a (7,382USD), Maqedonia e Veriut e 90-a (6,018), Bosnjë Hercegovina e 92-a (6,015 USD).

Fondi, në Pasqyrën e fundit Ekonomike të Tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7.5% secila). Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%.

Më herët, Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë. Sipas vlerësimeve të bankës, pavarësisht masave që janë marrë, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë, të vlerësuara sipas barazisë së fuqisë blerëse, që eliminon diferencat e çmimeve mes vendeve) pritet të rritet me rreth 5 pikë përqindjeje. Aktualisht, ky tregues sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (sipas barazisë së fuqisë blerëse).

Sipas raportit të Bankës Botërore, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar.

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas tabelave të përditësuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në terma nominalë, të ardhurat për frymë të çdo individi, me çmimet aktuale (në dollarë për frymë) pritet që në vitin 2020 të zbresin në  4,898 dollarë, nga 5,323 dollarë një vit më parë.

Në total, sipas shifrave të FMN-së, vendi pritet të humbasë 1.24 miliardë dollarë këtë vit, shumë që është sa 8% e të ardhurave vjetore në 2019-n.

Kjo tendencë, e rënies së të ardhurave për frymë po konstatohet në të gjithë botën, për shkak të pasojave që dha në ekonomitë globale karantina me synim parandalimin e infeksionit të Covid-19 dhe pasigurive që ende po vazhdojnë, duke ngritur shumë pasiguri për të ardhmen.

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin.  Për maqedonasit humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të pakti në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë.

Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet më të varfëra të Europës, (pas përfshirë shtetet e Ish Bashkimit Sovjetik). Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë dhe Kosova e 108-a (4,428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimeve të FMN-së. Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë (8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse. Mëpas renditet Serbia, e 80-a (7,382USD), Maqedonia e Veriut e 90-a (6,018), Bosnjë Hercegovina e 92-a (6,015 USD).

Fondi, në Pasqyrën e fundit Ekonomike të Tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7.5% secila). Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%.

Më herët, Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë. Sipas vlerësimeve të bankës, pavarësisht masave që janë marrë, varfëria e moderuar (përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë, të vlerësuara sipas barazisë së fuqisë blerëse, që eliminon diferencat e çmimeve mes vendeve) pritet të rritet me rreth 5 pikë përqindjeje. Aktualisht, ky tregues sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë (sipas barazisë së fuqisë blerëse).

Sipas raportit të Bankës Botërore, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar.

Tags: ekonomia pas pandemisefmnulen te ardhurat
Previous Post

MASAT E REJA ANTI-COVID, ITALIA DREJT ‘SHTETRRETHIMIT’ PAS ORËS 22:00 DHE MËSIM NË DISTANCË

Next Post

PËRLESHJE MES PROTESTUESVE DHE POLICISË NË PRAGË PËR MASAT KUNDËR COVID-19

Related Posts

Anila Denaj

Pandemia COVID-19/ Ministria e Financave: Shtyhet garancia sovrane deri më 30 qershor

22/01/2021
Eksportet ranë 9% në 2020-n; Dobët këpucët, rimëkëmben nafta e çeliku

Eksportet ranë 9% në 2020-n; Dobët këpucët, rimëkëmben nafta e çeliku

19/01/2021
Foto nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas

19/01/2021
Banka e Shqiperise

Kreditë me probleme, dy masat që mund të marrë Banka e Shqipërisë për të ndalur rritjen

18/01/2021
Pasojat e pandemisë, mbylljet e bizneseve u rritën me 38% në maj-dhjetor, rreth 30 mijë të papunë në 9 muaj

OECD: 50% e bizneseve në Ballkan ndërprenë aktivitetin, 82% rënie të xhiros, qeveritë t’i mbështesin

18/01/2021
Turizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson pritshmëritë

Turizmi, në vorbullën e pandemisë, marsi qartëson pritshmëritë

16/01/2021
Next Post
Pamje nga protestat në Pragë.

PËRLESHJE MES PROTESTUESVE DHE POLICISË NË PRAGË PËR MASAT KUNDËR COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Aksidenti në Pukë, ky është 50-vjeçari që ra nga ura e këmbësorëve teksa kthehej nga puna. Pamjet nga vendi i ngjarjes

Aksidenti në Pukë, ky është 50-vjeçari që ra nga ura e këmbësorëve teksa kthehej nga puna. Pamjet nga vendi i ngjarjes

22/01/2021
Shqipëria shpall non grata diplomatin rus, reagon Rusia

Dëbimi i diplomatit/ Reagon ambasada ruse në vend: Çfarë na befasoi në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Shqiptare

22/01/2021
Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Albin Kurti do të kandidojë, Zyra për Çertifikim në KQZ merr vendimin

22/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.