Një 43-vjeçar, me detyrë kapiten trageti, është proceduar penalisht për ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”, shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Bari, Itali (kapiten i një trageti).Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi ka shkaktuar ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë
Shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, procedohet penalisht kapiteni i një trageti.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”, shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Bari, Itali (kapiten i një trageti).
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi ka shkaktuar ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.