TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Arben Ahmetaj do të arratiset nga Shqipëria. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se me shkarkimin e ministrit, Rama krijoi mundësinë që Ahmetaj të largohet nga vendi, njësoj sikur u largua në vitin 2005. Kreu i PD-së paralajmëroi se nuk do ta lejojnë këtë gjë.
‘Me shkarkimin e Ahmetajt, krijoi mundësi që të arratiset nga Shqipëria. Ai në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij. Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës. Mund t’i bësh presion dhe t’ia mbyllësh gojën SPAK-ut të partisë, por shqiptarët dhe popullin opozitar, nuk do mundesh kurrë ta trysnish pa të dhënë vendin që meriton si një hajdut i papërmbajtur.
E njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn, shko edhe prapa diellit. Por nuk do kesh shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është për jetë a vdekje.‘- tha Berisha.