Është thënë diaa herë tashmë që kriza e përfaqësimit në PD e bën më te dobët opozitën. I pari që e ka shfytëzuar këtë ka qene kryeministri Edi Rama. Në seancën e fundit në parlament për këtë vit, Rama mori fjalën dhe foli për projektligjin e ndihmës së fëmijëve që mbesin jetimë. Pas tij foli Lulzim Basha. Ky adresoi një sërë akuzash, ku ra në sy ajo për aferën e inceneratorëve dhe Lefter Kokën duke cituar raportet e DASH dhe tha se Lefter Koka u bë “kokë turku”, por në fakt ishte “bishti” i aferës.
Por kur Basha ishte duke folur në Kuvend, pas tij, Rama u çua nga karrigia dhe braktisi sallën. Ikja e Ramës është e pazakontë.
Kryeministri gjjthnjë e ka respektuar debatin me kreun e PD-së dhe gjithnjë ka qëndruar në sallë duke iu përgjigjur dhe replikuar me të. Por sot iku, duke treguar hapur shpërfilljen.
Shpjegimin për gjestin e Ramës e dha Elisa Spiropali, e cila tha se Basha nuk ka më lëgjitimitet të meritojë një replikë nga Rama.
“Në kushtet e një kacafytjeje të shëmtuar mes dy hijeve politike që e kanë futur opozitën në vallen e marrëzisë kinse heroike, ju Z.Basha e keni humbur mundësinë dhe privilegjin e një replike nga ana e kësaj shumice” tha Spiropali, duke shpjeguar edhe largimin e Ramës nga salla e parlamentit.
Fill pas fjalës së Spiropalit, Basha u çua sërish në foltoren e Kuvendit dhe replikoi me Spiropalin duke i sqaruar se legjitimitetin nuk ta jep as trau i doganave, as krimi dhe as oligarkët.