Pas shkarkimit të mjekut të njohur të Urgjencës, Ilir Allkaj, Sindikata e Shëndetësisë, paralajmëron protestë.
Duke theksuar se Shqipëria ka mungesë të stafit mjekësor, kjo Sindikatë thekson se punonjësit shëndetësor punojnë në kushte sfilitëse.
REAGIMI I SINDIKATËS:
Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.
Kush e ndjen që mund t’i bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetësor që po punon në kushte sfilitëse vetëmohuese, është i mirëpritur.
Faleminderit!