Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi.
Rezana Vrapi drejtonte këtë drejtori prej vitit 2014.
Arsyet e largimit të Vrapit nga posti i drejtores së QSHA-së nuk dihet ende.
Kujtojmë se Qendra e Shërbimeve Arsimore është vendosur shpesh në qendër të kritikave nga maturantët, në lidhje me testet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë protestuar sistematikisht vitet e fundit, pasi kanë hasur vështirësi në hartimin e tezave dhe kanë pretenduar se në to, janë ilustruar tema që ata nuk i kanë bërë gjatë viteve të studimit në gjimnaz.