Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit Bledar Skënderi është liruar nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe në vendin e tij është emëruar Jeta Deda. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë. Skënderi është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përpara afro një viti. Më herët, Skënderi ka mbajtur disa poste, përfshirë atë të zëvendësdrejtorit të ALUIZNI-t e të Burgjeve si dhe ka qenë anëtar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë.
- Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ