Lidhur me ngjarjen e ndodhur në QSUT, ku si pasojë e një problemi në funksionimin e ashensorit janë plagosur dy persona, ka reaguar edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. ISHMT shprehet se ashensori nuk ishte i regjistruar pavarësisht se ishim bërë ekzaminime. Në reagim thuhet se personi përgjegjës i produkt/instalimit ka për detyrë të kontraktojë një organ të miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për të garantuar sigurinë e përdoruesve.
Pas kryerjes së ekzaminimit fillestar personi përgjegjës ka detyrimin për regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT-së.