Bilanci i të infektuarve me Covid-19 në botë vazhdon të rritet, ku shifra e të prekurve ka arritur mbi 30 milionë. Që prej fillimit të pandemisë në të gjithë botën janë regjistruar 945,542 të vdekur sakaq janë shëruar 21,819,114 pacientë të tjerë.
SHBA-ja vazhdon të renditet e para me numrin më të lartë të infeksioneve, ku shifra e të infektuarve është mbi 6 milionë, ndërsa i të vdekurve 201,348 njerëz. India renditet e dyta, ku ka raportuar një tjetër numër të lartë infeksionesh me Covid-19, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 97,894 raste të reja, ndërkohë së fundmi kanë humbur jetën 1.000 persona.
Situata është problematike dhe në Evropë, ku Gjermania ka regjistruar 2,194 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në total të infeksioneve 265,857 pacientë.
Po ashtu ditën e sotme shifra të larta infeksionesh janë regjistruar edhe në Çeki ku vendi ka raportuar mbi 2,000 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Burimi: The Guardian