Autobuzi me turistë-shqiptarë që kishin shkuar për ski në Kolashin është sulmuar me gurë. Sipas televizionit publik të Malit të Zi autobusi i përket agjencisë “Gjafa Tours” dhe se policia është duke u marrë me rastin. Nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar. Ndërkohë që burime për A2CNN bëjnë me dije se pjesa më e madhe e turistëve janë nga Peja e Kosovës
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme dhe menjëherë pas njoftimit Policia malazeze ka mbërritur në vendin e ngjarjes.