Një autobus që po transportonte punonjësit e një fasonerie në Vlorë është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Vlorë. Përpara se të merrte flakë brenda mjetit janë dëgjuar shpërthime, ndërsa njerëzit kanë zbritur në kohë nga autobusi.
Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Autobusi mori flakë në Novoselë dhe ishte duke marrë punëtorët nga Cakrani. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht.