Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës. Mësohet se mjeti ka marrë flakë në ecje, dhe paraprakisht dyshohet për një defekt në mjet. Shoferi ka arritur që të dalë jashtë makinës në kohë, duke shpëtuar pa lëndime.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.