LEZHË– Është përfshirë nga flakët zyra e noterisë në qytetin e Lezhës. Dosja.al bën të ditur se zyra ndodhet në pronësi të Vasil Martinit. Fatmirësisht është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shmangur në këtë mënyrë përhapjen e flakëve në bizneset pranë. Asnjë person nuk ka mbetur i lënduar pasi në biznes nuk kishte njeri.
Raportohet se flakët përfshinë noterinë në orën 03:30, duke bërë që të digjen dokumente me vlerë. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektike. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për zjarrin.