Librazhd- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, ku një furgon mallrah është përplasur me një automjet tip ‘Benz’.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin e Librazhdit. Fatmirësisht të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut te jetës. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë moti i keq.