Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për masat kufizuese që do të merren për këtë fundvit.
Ajo ka marrë pjesë në Poliklinikën numër 9 në kryeqytet, ku foli për masat që do merren gjatë festave, duke u shprehur se duhet të evitojmë kontaktet e tjerë dhe të festojmë vetëm me familjen.
“Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit”, pohoi ministrja.