Transformimi i kryeqytetit të Anglisë, gjatë dy shekujve të fundit, është vërtet mbresëlënës. Së fundmi, për të dëshmuar këtë shndërrim, është botuar një libër ku shfaqen imazhet e vjetra të disa prej monumenteve më të çmuara të qytetit, si Big Ben, Oxford Street dhe London Bridge. Krahas këtyre fotografive arkivore, gjenden edhe fotografitë bashkëkohore të të njëjtit vend ose ndërtesë, krahasim ky që dokumenton ndryshimin e Londrës.
“Dy mijë vjet në zhvillim, Londra ende mban gjurmët e kolonëve të saj të hershëm romakë në portat dhe sistemin e saj rrugor. Ka ndërtesa të famshme nga çdo shekull që nga periudha Elizabetiane, pas rindërtimit nga zjarri i madh e deri në epokat gjeorgjiane, viktoriane dhe më tej. Konglomerati mahnitës i Londrës, i së shkuarës dhe i së tashmes, që gjallërohet nga popullsia e madhe dhe e larmishme, e bën këtë vend një qytet për të gjithë…”