Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Korçë. Bëhet e ditur se në orët e para të mëngjesit, shoferi i një automjeti tip “Audi” ka humbur kontrollin e mjetit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polenë, ndërsa automjeti me drejtues shtetasin T. B ka dalë nga rruga e më pas ka rënë nga ura.
Për pasojë i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit, kurse pasagjeri i tij, shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve. Pasi mori mjekim në Spitalin e Korçës, ai u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë.
Kurse, drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.