Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksion rrugor Librazhd-Elbasan në fshatin Xibrakë. Policia njofton se një automjet tip “Fiat” me drejtues T.S., 43 vjeç nga Serbia është përplasur me një “Volkswagen”. Për pasojë është plagosur drejtuesja e këtij të fundit bashkë me fëmijën.
Ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 03.07.2021, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan , në fshatin Xibrakë , mjeti tip ” Fiat”, me drejtues shtetasin T.S., 43 vjeç, me shtetësi Serbe, është përplasur me mjetet tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë, dhe mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd. Si pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasja B.M., dhe fëmija i mitur shtetasi L.M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.