Djali i madh i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn Beckham shpalli fejesën me aktoren Nicola Peltz vetëm pak muaj më parë, por përgatitjet e dasmës së tyre janë anulluar për shkak të pandemisë dhe do zhvillohet në vitin 2022.
Brooklyn Beckham, 21 vjeç dhe e dashura e tij Nicola Peltz, 25 vjeç shpallën fejesën vetëm pak kohë më parë.
Ata kanë folur edhe për planet për martesë, ku dëshirojnë të martohen në një vendpushim mahnitës në Itali dhe se fustani i saj i nusërisë do të dizajnohet nga vjehrra e saj, ka raportuar “The Sun”.
Sipas “The Sun” kurorëzimi i dashurisë së tij me martesë, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milionë funta, por për shkak të pandemisë ajo do të zhvillohet në vitin 2022.
“Borgo Egnazia” është vendpushimi ku u martuan edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012.
Gjithashtu “The Sun” ka raportuar se 21-vjeçari dhe aktorja u konsultuan me Victoria Beckham për përzgjedhjen e vendit se ku do zhvillonin ceremoninë martesore.

