• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shpallja ‘non grata’ nga Britania e Madhe, Berisha: Janë shpifje, edhe kjo sponsorizim i Sorosit

22/07/2022
in Politikë
0
Shpallja ‘non grata’ nga Britania e Madhe, Berisha: Janë shpifje, edhe kjo sponsorizim i Sorosit

Për Sali Berishën, Sorosi duket se është fajtori edhe për shpalljen e tij ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe, jo vetëm në SHBA.

“Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.  Askush tjetër në qeveri nuk ka bërë luftë ndaj krimit të organizuar, dhe nuk ka pasur rezultatet që kam pasur unë, të cilat kanë qenë kusht për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO. Dhe askush tjetër në opozitë, me asgjë më shumë se një IPad dhe fjalën time, e mbi të gjitha pa asnjë mbrojtje, përveç mbështetjes qytetare, nuk e ka bërë këtë. Sot nuk gjen dot një shqiptar të dalë e të thotë, me cilin kriminel ka bashkëpunuar Sali Berisha, apo cili kriminel ka përfituar prej tij gjë tjetër veç burgut dhe denoncimit publik. Të gjithë kanë parë se si Edi Rama i bëri ata deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë policie, biznesmenë, investitorë strategjikë dhe, në fund, përmes amnistisë fiskale ju ofron një lavatriçe të madhe për të larë paratë e krimit dhe drogës!

Ju e dini kush ka ardhur ne pushtet me ndihmën e bandave, dhe kush i ka përdorur ato për ta mbajtur pushtetin. Sali Berisha ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve dhe ka dorëzuar pushtetin po përmes saj, pasi të vetmen kontratë gjithë karrierën time e kam pasur vetëm me qytetarët. E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë! Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.

Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjensitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.

Tags: albanewsbritania e madhenon gratasali berisha
Previous Post

Berisha shpallet non-grata edhe në Britaninë e Madhe

Next Post

Berisha non grata, Ambasada Britanike në Tiranë: Vendimin e diskutuam edhe me SHBA-në

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Berisha non grata, Ambasada Britanike në Tiranë: Vendimin e diskutuam edhe me SHBA-në

Berisha non grata, Ambasada Britanike në Tiranë: Vendimin e diskutuam edhe me SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.