KOSOVË– Shpat Kasapi do të bëhet baba. Këtë lajm të bukur e zbuloi vetë këngëtari me anë të një fotoje në Instagram. Teksa ka uruar Selvijen për ditëlindjen e saj, më në fund ka konfirmuar atë që përflitej e pritej prej kohës.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime,mami e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë” – është shprehur këngëtari.