Itali- Gjashtë persona janë arrestuar ditën e sotme në Itali pasi janë kapur duke transportuar kokainë. Lajmin e kë bërë me dije mediumi italian IVG, i cili shkruan se 2 nga të arrestuarit janë shqiptarë.
Shtrirja e aktivitetit të grupit që shpërndanin kokainë ishte në qytetin e Savonas dhe në klubet e natës në këtë vend. Të arrestuarit janë 2 persona nga Shqipëria me emrat Indrit Kadrimi dhe Saba Sula, një person nga Maroku me emrin Adil Essalemi, dhe tre nga Italia me emrat Pasquale Massari, Barbara Longo dhe Enrico Pasquale.
Shpërndanin kokainë në Itali, arrestohen 6 persona mes tyre edhe shqiptarë (EMRAT)