Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Në kuadër të operacionit të koduar “Certifikata”, është bërë i mundur arrestimi i 58 vjeçarit me iniciale E. D., i cili akuzohet se pajiste subjektet tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara.
Ndër të tjera mësohet se 58 vjeçari ishte administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.
“Finalizohet me sukses operacioni “Certifikata”.
Pajiste subjektet tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, vihet në pranga 58-vjeçari.
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe përfitimit monetar nga kjo veprimtari, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Berat, pas një hetimi tremujor, finalizoi operacionin “Certifikata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit:E.D. 58 vjeç, banues në Berat.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D., me detyrë administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat””, njofton policia.